5 Maji, Dita e Dëshmorëve përkujtohen të rënët e luftës për liri e pavarësi

5 Maj 2025 | 18:19

5 Maji në Shqipëri është dita e përkujtimit të Dëshmorëve të Atdheut. Në të gjitha qytetet e vendit u zhvilluan ceremonitë përkujtimore në ndër të të rënëve të luftës.

Në Durrës pjesëmarrja ishte e reduktuar krahasuar me vitet e mëparshme. Një prej veteranëve e ngriti si shqetësim këtë dukuri, teksa familjarë të veteranëve dhe përfaqësues të institucioneve u mblodhën në Mauzoleumin e qytetit bregdetar.

 “Janë rralluar njerëzit, mentalitetet e njerëzve kanë filluar janë shteruar e rralluar, edhe pjesëmarrja është më e paket, edhe është jo aq shumë revolucionare. Duhet të jetë revolucionare siç ka qenë gjatë luftës edhe më mbrapa. Duhet ta ketë gjithë populli këtë gjë. Rinia duhet të shkelë në gjurmët e partizanëve që kanë rënë dëshmorë, duhet të vijnë të nderojnë dëshmorët çdo 5 maji,” tha Selim Rraça, veteran i luftës

Në varrezat e Dëshmorëve në Vlorë u përkujtuan të rënët e luftës. Ceremonia u shoqërua me vendosjen e buqetave të luleve nga familjarët e të rënëve dhe përfaqësues të institucioneve, si dëshmi nderimi për kontributin e atyre që dhanë jetën për liri. Ata kërkuan që kujtimi I tyre të mos jetë vetëm simbolik.

Edhe në Elbasan u zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në këtë ditë të shënuar, e cila përfaqëson mirënjohjen dhe respektin e përhershëm që populli shqiptar i kushton sakrificës së atyre që luftuan për një të ardhme më të mirë.

Një tjetër qytet që nderoi e përkujtoi dëshmorët e luftës ishte Korça. Të shumtë ishin pjesëmarrësit që vendosën kurora me lule aty ku prehen të rënët e luftës.

Edhe në Berat u përkujtua 5 maji si dita e dëshmorëve të atdheut, ku në memorialin e varrezave morën pjesë familjarët e veteranëve, të cilët theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave për të cilat dhanë jetën mijëra luftëtarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026