5 marsi ditë zie kombëtare në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi

Flamuri ne gjysmeshtize
2 Mars 2023 | 19:56

Dita e diel, 5 mars është shpallur ditë zie kombëtare në nder të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi që i mori jetën të paktën 57 personave.

Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e vet në Facebook.

“Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin.

Ditën e diel, Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysmë shtize”, shkruan Rama.

Të paktën 57 persona kanë humbur jetën nga përplasja fatale mes një treni udhëtarësh dhe një treni mallrash një ditë më parë në Larisa, Greqi.

Sipas mediave greke bëhet fjalë për 130 të lënduar dhe 66 persona që po marrin mjekim në spital. 6 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Të mbijetuarit kanë treguar se vagonët u përfshinë me shpejtësi nga flakët, njerëzit digjeshin të gjallë, ndërsa ishte shumë e vështirë të nxirrje personat nga mjeti i shkatërruar.

Greqia ka shpallur 3 ditë zie kombëtare në nder të viktimave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026