5 miliardë lekë në vit për Kosovën, Basha dorëzon amendamentin në Kuvend

22 Janar 2024 | 09:22

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë amendamentin për disa ndryshime në Buxhetin e vitit 2024, me qëllim përcaktimin e fondit prej 5 miliardë lekësh, si ndihmë për forcimin e kapaciteteve ushtarake të Kosovës.

NË relacionin përkatës të dërguar nga Basha shkruhet se kjo ndihmë bëhet e domosdoshme në kushtet e një situate të tensionuar në Kosovë, marrë shkas edhe nga sulmi terrorist i 24 shtatorit në Veri.

Po ashtu Basha bëri edhe një përmbledhje të situatës në Ballkanin Perëndimor, e cila sipas tij tregon se ndihma ushtarake për Kosovën duhet të kalojë sa më parë.

Kujtojmë se Basha e paralajmëroi amendamentin në fjalë pak ditë më parë, gjatë një komunikimi për mediat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026

Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë

Mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, KGjK është shtyrë për shkak të mungesës së kuorumit, pasi dy gjyqtarë e kane bojkotuar lëshuar takimin. Fillimisht, është...
14:08 | 24/07/2026