5 vite tension në 3 zona të Tiranës për shembjet e banesave
Fillojnë si projekte te reja, por me marrëveshje të cunguara e rezistencë banoresh. Fundi dihet, shembje banesash. Këto janë skenarë që nuk i shohim për herë të parë në zonën 5 Maji, por në disa zona të Tiranës.
Në shtator të vitit 2017, nisi shembja e rreth 153 shtëpive pranë urës së Shkozës në periferi të kryeqytetit. Banesat u preken nga projekti i zgjerimit të lumit Lana.
Edhe pse banorët protestuan kundër shembjes së objekteve, disa prej tyre të ndërtuara që në vitet ’80, fadromat nuk u ndalën.
Pa u harruar pamjet e shembjeve në zonën e Shkozës, një tjetër episod rikthehet në tetor të vitit 2019. Këtë herë ishin 15 banesa, që u preken nga gjurma e Unazës së Madhe të Tiranës.
Rezistenca, protestat, kundërshtimet dhe denoncimet vijuan edhe ne zonën e Astirit për më shume se një vit. Shumë protestues madje u arrestuan.
Shembja e shtëpive u realizua në periudha të ndryshme në muajt e fundit të 2019 dhe muajt e parë të vitit 2020, shoqëruar me shumë tension dhe me largimin e banorëve nga ambientet e banesave të tyre me forcë nga policia.
Shembja e shtëpive në zonën 5 Maji, më 19 janar 2022, rikujtoi edhe një herë që policia dhe fadromat shfaqen për aksion në orët e para të mëngjesit. Banoret që nuk pranuan të linin shtëpitë, i nxorën jashtë me forcë.
Nisën protestat para Kryeministrisë. Banoret kerkuan ndihme me dëshpërim. Mëngjesi i 9 shkurtit i gjeti në dritaret e ballkonet e banesave me shpresën se kështu do t’i shpëtonin ato. Fundi ishte i njëjtë si në rastet e mëparshme. Shtëpitë u shembën.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës