5 vjeçe, vajza më e vogël që ka dhuruar flokët për të sëmurat me kancer
“Dhuro flokë, fal shpresë” është në vitin e shtatë të saj. Të dielën u zhvillua një fushatë sensibilizuese në mbështetje të vajzave dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit. Shoqata “Europa Donna Albania” ftoi të gjitha ato vajza apo zonja që patën mundësi për të dhuruar flokët e tyre, duke kontribuar sadopak për pacientet që po luftojnë me këtë sëmundje.
Jedrita Llapi, inxhiniere telekomunikacioni dhe Eris Bejaj rrëfyen në emisionin “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania emocionet pas dhurimit të flokëve për të sëmurat me kancer.
Donjeta Zeqa, drejtuese e ‘Europa Dona Albania’ tha se ka pasur edhe vajza shumë të vogla, 5-6 vjeç, që i janë bashkuar nismës, ndërsa shtoi se ka pasur edhe zonja 50-vjeçare që kanë pasur flokë natyralë dhe i kanë dhuruar.
“Ka shumë vajza të vogla që zgjedhin ta bëjnë këtë; ka edhe nga ato që kanë dëshirë dhe solidarizohen, por sigurisht janë me mbështetjen dhe nxitjen e prindërve; ndërsa pak më të rritura ka shumë”, tregoi Zeqa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset