50 euro për një qen! Fushtica: Do të krijojmë grupe për monitorimin e qytetarëve
Komuna e Prishtinës këtë javë ka nisur aksionin për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka deklaruar se ky aktivitet ka si qëllim që qentë të trajtohen në mënyrë humane e të përgatiten për adoptim. Sipas tij, një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj. Duke qenë se një familje mund të adoptojë deri në 5 qen mund të shkojë 250 euro për një person ky fond.
“Do të hartojmë rregullore për trajtimin e qenve me pronar dhe pa pronar dhe po ashtu do të përgatisim kontratën për adoptim të qenve. Kontrata do të përcaktojë obligimet që do të marrë personi që do të adoptojë. Për më shumë, si pjesë e monitorimit të implementimit të kontratës do të formohen grupe inspektimi dhe nga shoqëria civile dhe nga institucionet e kryeqytetit të cilët do të bëjnë inspektime për monitorimin e kontratës,” – u shpreh Fushtica.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret