“50 vjet një skenë”, Shkurte Fejza: Kënga na mbajti gjallë, e kam ndjerë si detyrim
Këngëtarja e njohur popullore Shkurte Fejza që ka 50 vite në skenë ishte këtë të premte në Euronews Albania, ku foli për eksperiencën e saj si artiste si dhe për këngën “Mora fjalë” që tashmë për shqiptarët është kthyer në himn.
Ajo theksoi se këtë këngë e ka bërë në bashkëpunim me kompozitorin Naim Gjoshi duke shtuar se bashkëpunimet me shqiptarët kanë qenë sukses për të.
“Këngën “Mora fjalë” e kemi dhuratë nga kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi. Me Gjoshin unë bashkëpunojë prej 30 vitesh. Puna e Naimit u shpërblye më këtë këngë. Kënga “Mora fjalë” është kulmi i suksesit. Jam shumë e lumtur që e këndojnë të gjithë. Kjo këngë ka dalq në vitin 2003. Ka 20 vjet. Unë kam bashkëpunuar që nga ’90 me kompozitorët e Shqipërisë, e mbase kombinimi ka bërë këto këngë të bukura. Janë 50 vjet një skenë, është një jetë e tërë. Gjithçka është e bukur, ka sakrificën. Kemi kaluar periudha të vështira.
Kënga na ka mbajt gjallë. E kam ndjerë si detyrime e kemi kaluar periudha të vështira. Jam mundu që këngët e mia t’i lidh me periudha të vështira që i kemi prek. Tani që jemi të lirë, në saje të gjithëve që dhanë jetën, sikur po marrim frymë lirshëm. Gjithmonë mendojmë se po bëjmë më pak se po bëjmë. E bukura e koncerteve është kur këndohen këngët tua”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Mora fjalë” bëhet himn, Shkurte Fejza flet për Euronews: Emocion i fortë në stadium
- Hidhet nga furgoni, humb jetën 55-vjeçarja në Rrogozhinë, dëshmia e shoqes
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si parashikohet moti për këtë javë
- 11:47 700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)
- 11:30 Haaland pas eliminimit nga Kupa e Botës: E vendosëm Norvegjinë në hartën e futbollit
- 11:26 Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)
- 11:06 Ndërron jetë ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani
- 10:54 Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person
- 10:48 Rama publikon pamje nga koncerti i Kanye West: Investim i rëndësishëm për imazhin dhe ekonominë e Shqipërisë