50 vjet uji GLINA! Mbrëmje gala në Pallatin e Kongreseve për historinë e suksesit

9 Shkurt 2024 | 10:51

Nën drejtimin e Ardit Gjebreas, regji të Aldon Lipes dhe skenar të Kozeta Kurtit, udhëtimi në kohë i Ujit natyral mineral Glina, brandi më i vjetër shqiptar, erdhi përmes një koncerti artistik me muzikë të përzgjedhur shqiptare të këtyre 50 viteve.

Miq dhe të ftuar ndanë histori e kujtime me ujin Glina, ndërsa studiues të vlerave kurative të tij, risollën fakte shkencore të aprovuara nga shumë kongrese mjekësore që tregojnë ndër vite vlerat e rralla kurative të tij, ç’ka e bëjnë Glinën një mrekulli të natyrës shqiptare.

“Jam shumë i nderuara që sot festojmë 50 vjetorin e ujit ‘Glina’. Të gjithë ju që jeni sot këtu dhe çdo konsumator i cili ka konsumuar ujin ka kontribuar në këtë rrugëtim gjysmëshekullor të Glinës, ndaj ju them nga zemra me mirënjohje të thellë dhe në emër të partnerëve të mi Kostës, Kristos dhe Aleksandrit faleminderit”- deklaroi gjatë ceremonisë Vasil Naçi, presidenti i ‘Agna Grup’.

Uji Glina, me përmbajtje unike minerale dhe kaq i dashur për të gjithë, bëri bashkë krejt natyrshëm disa prej artistëve me të mirë të skenës si Petrit Lulo, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Rona Nishliu, Anxhela Peristeri, West Side Family, Martin Pano, e talentuara Armina e vogël dhe me pjesëmarrjen ekskluzive të artistes Mira Konçi, e cila erdhi nga SHBA posaçërisht për 50 vjetorin e Glinës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026