500 krerë dele do bëhen kurban! Besimtari: Ua çojmë 3 mijë familjeve
Hoxha Nasuf Hoxha tregoi në emisionin GoodMorning Albanias në Euronews Albania se për 4 ditë, duke nisur nga dita e Kurban Bajramit do të bëhen kurban 500 krerë dele dhe desh, të cilat më pas do të shpërndahen për 3 mijë familje në nevojë në të gjithë Shqipërinë.
Ai tha se këshillohet që sipas mundësive çdo familje myslimane të bëjë një kurban i cili duhet të ndahet në 3 pjesë, 1 pjesë për familjen, 1 pjesë të afërmit dhe 1 pjesë për njerëzit në nevojë.
“Ato familje myslimane që kanë mundësi ekonomike, pa u vënë në siklet gjithë familja, është e këshillueshme që të bëhet një kurban për çdo familje. Ky kurban këshillohet të ndahet në 3 pjesë; një pjesë për familjen, një pjesë me kushërinjtë dhe pjesa tjetër familjeve në nevojë. Këto 4 ditë do bëjmë 500 krerë dele dhe desh që do t’i shpërndajmë në 3 mijë familje në nevojë në gjithë Shqipërinë”, tregoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret