51 qytetarë të Shkodrës evakuohen në konvikte: Uji na ka përmbytur çdo gjë

21 Nëntor 2022 | 13:06

51 persona të prekur nga përmbytjet në Shkodër janë evakuuar në një nga konviktet në qytetin e Shkodrës.

Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka ndjekur nga afër situatën, ku banorët janë shprehur se uji në banesa ka arritur në lartësinë 30 centimetra.

Më tej ata theksojnë se përmbytjet u kanë shkaktuar shumë dëme në mobiljet e shtëpisë  dhe në ushqimin e bagëti.

“Na lajmëruan komshijtë që lumi Drini po del. Uji ishte në lartësinë 30 centimetra. U nxorëm nga ushtria. Kishim shumë frikë. Familja ime nuk ka asnjë lloj të ardhure sepse vjehrrin e kam invalid, vjehrrin e kam të sëmurë. Shtëpia pikonte, tani erdhi dhe ky uji që na mori përpara. Tani skam asgjë. Ça kam brenda duhet t’I hedhim”- shprehet një banore.

“Janë te më ngordh bagëtia. Kam pas 200 denga bar, mi ka përmbytur uji. Të gjithë mobiljet na janë shkatërruar. Se dimë ça do bëjmë. Asnjë  nga ne nuk është në gjendje të punojë”– thotë një tjetër.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026