Banori në Obotin e përmbytur: Të ketë devijim për prurjet e HEC-eve
Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë në 48 orët e fundit, ku më problematike, situata paraqitet në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.
Ekipi i Euronews Albania ishte në fshatin Obot të Shkodrës, ku pa nga afër situatën dhe e gjitha zona ishte e përmytur.
Një banor tha se banesa e tij ishte përmbytur dhe kjo situatë vijon prej vitesh.
Sipas tij, kanalizimet janë pastruar, por e vetmja zgjidhja për fshatin që të mos ketë më përmbytje, është që të ketë një devijim dhe të gjendet një rrugëdalje e re për daljen në det, për të shmangur prurjet e hidrocentraleve.
“Banor i zonës jam, banesa ka pësuar përmbytje. Varet edhe te reshjet, por u mësuam tani. Nëse vë dikush dorë për të devijuar, atëherë shpëton Oboti. Kanalizimet, i kanë pastruar, por nëse nuk bëjnë rrugëdalje tjetër për të dalë në det, nuk ka ku del. Çfarë bie nga hidrocentralet, këtu do shkojnë.
Jam infermieri i zonës. Nuk ka pasur probleme. Dalim me makinat e ushtrisë deri ku të dalim, pastaj kemi varkat, dalim edhe me varka. Shqetësohemi pasi është herët, varet nga reshjet, askush nuk e di, Nëse ka reshje, ka përmbytje, do të shohim”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)