“Uji i kanalizimeve futet në banesa”, banorja në Durrës: Asnjë masë nga shteti

21 Nëntor 2022 | 12:08

Katet e para të banesave në zonën e ish-Kënetës në Durrës janë përmbytur.

Ndërkohë, njëra nga banoret thotë se uji që i është futur në shtëpi është i kanalizimeve dhe jo nga shiu.

Për mikrofonin e Euronews Albania, ajo theksoi se me të njëjtën situatë është përballure dhe para dy vitesh dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti.

“Nuk është uji i shiut, por është uji i kanalizimeve. Po para dy viteve, e njëjta situatë; i kam hedhur të gjithë mobiljet. Nuk jetohet më këtu. Nuk kam marrë asnjë lloj shpërblimi. Nuk na jep përgjigje asnjeri”- tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu se nëse nuk merren masa nga shteti, dimrin do e kalojë nën pushtetin e ujit.

“Nëse nuk merren masa, gjithë dimrin do të jem e përmbytur. Nuk kam mundësi të bëj shtëpi të re. Ato lekë që marr, i kam vetëm për copën e bukës. Ka shkuar burri në Bashki, por nuk i është përgjigjur askush. Erdhi një zjarrfikës, por nuk pati ç’të bënte. Duhet të hapen kanalizime”- theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026