Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Situata të tilla kërkojnë shpalljen e emergjencës
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia thotë se situata në këtë qark mbetet problematike për shkak të reshjeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Spahia u shpreh se situata të tilla kërkojnë edhe shpalljen e emergjencës, megjithëse nënvizoi se ende nuk ka bërë kërkesë zyrtare në lidhje me këtë.
“Mendoj se është bërë maksimalisht ajo çfarë i përket bashkisë apo le të themi lokalisht institucioneve, situata të tilla kërkojnë madje edhe marrjen e vendimit për gjendjen e emergjencës dhe gjithmonë prezencën e shtuar të institucioneve shtetërore, me mjete të specializuara dhe personelin e mjaftueshëm.
Nuk e kam kërkuar zyrtarisht, e kemi diskutuar në mbledhje; mund ta kërkojmë edhe zyrtarisht, mund t’i bëjmë kërkesë, por e rëndësishme është që situata realisht shumë e rrezikshme me të cilën po përballen banorët e bashkisë sonë të shikohet me shumë seriozitet.”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Hapja e portave të HEC-ve përmbytën Shkodrën, thotë Bardh Spahia
- Spahia: Mbi 2 mijë hektarë tokë e përmbytur në Shkodër, janë evakuuar 30 familje
- Momenti kur polumbarët gjejnë babë e bir të pajetë në përroin e fshatit Bogë (VIDEO)
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë