57 vite punë si këpucar, Kambo tregon benefitet e profesionit në zhdukje
Në qytetin e Elbasanit vijon ende punën si këpucar Nedai Kambo. Sot 70 vjeç, ai tregon se si e zgjodhi këtë profesion, me të cilin siguron të ardhura për të jetuar prej disa dekadash.
“Unë fatmirësisht me punën time jam shumë i kënaqur, me klientët jam i kënaqur, punë ka. Jo s’ka punë, ka shumë por duhet të kesh mentalitetin e punës, po se pate asnjëlloj pune nuk i futesh dot”, tha Kambo.
“E ke nis që 13 vjeç? 13 vjeç kam shkuar në Kukës këpucar me porosi dhe rrobaqepës të dyja bashkë”, tha ai.
Pavarësisht moshës, Kambo preferon t’i kaloje ditët e tij i zënë me punë, punë e cila ka bërë që Nedai të plotësojë kërkesat e tij dhe të familjes.
“Zanati ska fund, unë nuk them që jam më i miri, por është një thënie e Fishtës ta citoj një çikë; ‘Puna e mjeshtrit aty ndanë, kur puna në dorë të tij nuk qan’, pra të më pëlqej mua jo klientit, se klienti mbase nuk merr vesh shumë ndërsa pse unë e di sesi duhet. Pra ka të mirat e veta. Unë kam mbajt shtëpinë, kam nxjer fëmijët me shkollë të tre, vetë tani jam në pension dhe jam i knaqur”, tha Kambo.
70 -vjeçari shpreh me shqetësim se këpucarë të mirëfilltë si ai në Elbasan janë të paktë, sepse të rinjtë nuk kanë interes për profesionet.
“Me vjen shumë sepse nevojë ka gjithë kohën për një shërbim, cilido qoftë këpucar, një rrobaqepës, berber, parukiere, janë të domosdoshëm. Pra ç’të keqe ka, se kta duan të tërë të parë, të tërë drejtor, duan të meren me punë që s’po i them unë. Koncepti i punës është shpërbërë nuk ekziston më.
Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Kambo me nostalgji për të kaluarën, për zejet dhe për zakonet e vjetra elbasanase.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre
- 15:29 Forcat ukrainase godasin qendra kryesore logjistike në Rusinë qendrore, disa të vrarë (VIDEO)
- 15:14 Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset