582-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Kuvendi që ndryshoi historinë e shqiptarëve
Lezha, megjithëse, një qytet i njohur që në lashtësi, si qendër administrative, me vazhdimësi të jetës urbane, nyje e rëndësishme tregtare e ushtarake në kryqëzim të rrugëve të principatave, gjithmonë është njohur dhe identifikuar si qytet i Kuvendit dhe Besëlidhjes së parë të Shqiptarëve.
Kujtojmë që, më 2 mars 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar.
Besëlidhja e Lezhës ishte Kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.
Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte.
Në katedralen e Shënkollit në Lezhë, për herë të parë në histori u ulen bashkë, Nikoll Dukagjini e Lek Zaharia, Gjergj Araniti e Theodhor Muzaka, Gjergj Balsha e Pjeter Spani, Lek Dushmani e Stefan Cernojeviç, të cilët morën vendime me vlera historike për popullin dhe trojet shqiptare.
Çështja kryesore e thirrjes së Kuvendit ishte bashkimi i gjithë forcave në luftën kundër osmanëve.
Menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu filloi të organizonte ushtrinë e Lidhjes, e cila përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato që do të mobilizoheshin në rast lufte. Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës që u ishte caktuar Lidhja Shqiptare e Lezhës. Sigurisht që Skënderbeu kishte rreth vetes gardën personale e cila përbëhej nga personalitete të shquar të asaj kohe.
Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut.
Gjendja e principatave shqiptare në vitet ’30 të shek. XV dokumentohet nga Defteri i Sanxhakut Shqiptar i vitit 1482, ku janë të regjistruara një hapësirë e madhe e tokave shqiptare.
Dalja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në krye të elitës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Lezhës lidhet me disa faktorë. Së pari, ai i kishte të gjitha cilësitë në drejtimin e luftës. Së dyti, njihte mirë gjendjen ekonomike dhe financiare dhe ushtarake të vendit.
Arsyeja e mbajtjes së këtij Kuvendi në Lezhë kishte të bënte me pozicionin gjeografik të favorshëm. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe, meqenëse Lezha ndodhej nën zotërimin venedikas, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut.
Fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre. Në kuadrin e aleancës politike, çdo sundimtar ruante autonominë e tij politike. Secili anëtar kishte të drejtë të kishte lidhje me vende jashtë Lidhjes. Ndërmjet bujarëve të Lidhjes, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ishte i pari ndërmjet të barabartëve dhe nuk kishte të drejtë të ndërhynte në zotërimet e tyre.
Besëlidhja e Lezhës ishte veç të tjerash një akt emancipimi i princerve shqiptarë, tregues i ndikimit të ideve të rilindjes në shoqërinë dhe realitetin shqiptar të mesjetës. Kuvendi i Lezhës, hodhi themelet e bashkimit kombëtar dhe çoi përpara zhvillimin ekonomiko-shoqëror të vendit drejt nje shteti të njësuar feudal shqiptar, te cilin e impononin kushtet historike. Kuvendi i Lezhës, ka mbetur perjetë një pikë referimi e model organizimi i rendit juridik dhe shoqërisë shqiptare në histori. Ajo përbën një kapitull të lavdishëm të historisë sonë dhe asaj europiane.
Ky Kuvend ka frymëzuar në shekuj luftrat për liri, përpjekjet për progres dhe Kuvendet për bashkim të popullit tonë.
Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 08:15 Parlamenti në “shtetrrethim”, forca të shumta policie bllokojnë të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës (VIDEO)
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
- 07:30 Doganierët grekë në protestë, ndërpritet për 4 orë lëvizja në Kapshticë
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit