6 orë mbledhje, Hitaj: Rama kritikoi ministrat! U ka bërë “dush të ftohtë”
Gazetari, Arbër Hitaj i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS dhe të qeverisë. Hitaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama ka qenë kritik ndaj disa ministrave teksa e ka cilësuar si dush të ftohtë.
Ai tha se pjesa e debatit me ish-ministren e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali ishte pjesë më e butë e diskutimeve. Hitaj shtoi se Rama prejt ditësh po zhvillon takime ku ka qenë kritik ndaj ministrave PëR performancën e tyre të dobët.
“Ka patur kërkesë llogarie si asnjëherë më parë, me informacionet që kam unë të paktën ndaj disa ministrave. Madje mund ta quaj dhe dush i ftohtë që i ka bërë zoti Rama disa ministrave për shkak të asaj që ai ka quajtur një ngecje të disa reformave.
Burimet e mia më tregojnë që pjesa me zonjën Spiropali mund të themi që ka qenë pjesa më e butë e gjithë diskutimeve të këtyre ditëve. Zoti Rama ka filluar prej disa ditësh një tur me takime ndarazi me grupe ministrash dhe ndaj një pjese prej tyre ka qenë jashtëzakonisht shumë kritikë.
Kritikë si për ecurinë e reformave, si për mënyrën e komunikimit, si për qasjen e tyre në terren, si për qasjen e tyre institucionale, po doni ju edhe për qasjen mediatike që ata kanë patur. Unë shpresoj shumë që zoti Rama t’i shkojë deri në fund asaj që ju ka thënë në një pjesë ministrave në mbledhje dhe të mos ta lejë vetëm me kaq.
Sepse realisht një pjesë e madhe e ministrave ka një performancë të paktën publike, mediatike, politike shumë të dobët, ndoshta dhe institucionale, Janë një pjesë e ministrave që gati nuk kanë bërë asnjë gjë”, tha ai ndër të tjera.
Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë
Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës
Parashutisti rrëzohet në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën (VIDEO)
- 14:09 Kakavijë, vera rrit fluksin në kufi, 4 mijë persona dhe 1500 automjete lëvizën në 24-orë
- 14:04 Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA
- 13:58 Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës
- 13:55 Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh
- 13:49 Parashutisti rrëzohet në det gjatë uljes, dy pushues i shpëtojnë jetën (VIDEO)
- 13:46 Balla sfidon Marjana Koçekun: Ta provojë nëse e merr dot mandatin pa “grushtin dhe trëndafilin”