6 orët e Arben Ahmetaj në SPAK, zbardhet dëshmia

Arben Ahmetaj
23 Qershor 2023 | 12:53

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka sqaruar dje për prokuroren Enkeleda Millonai, pozicionin e tij për inceneratorin e Fierit dhe të Elbasanit. Ahmetaj ka deklaruar se si ish-ministër i Ekonomisë dhe si ish-ministër i Financave nuk ka pasur asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Ahmetaj ka mohuar lidhjen me Klodian Zoton për të cilin është shprehur se e njeh vetëm si biznesmen ndërsa sa i takon vilës në Hamallaj ai ka deklaruar se ajo është pronë e familjes së bashkëjetueses së tij që prej vitit 2022, Erjola Hoxha. Sipas Ahmetajt, Zoto nuk ka pasur vilë në Hamallaj që t’ia falte Ahmetajt dhe s’kishte pse ia falte pasi ai s’ka pasur asnjë rol vendimmarrës për inceneratorët.

Ish-zv. kryeministri ka mohuar edhe pretendimet se Klodian Zoto i ka paguar hotele të shtrenjta jashtë Shqipërisë. Ahmetaj ka sqaruar se në asnjë rast hotelet ku ka qëndruar nuk janë paguar nga të tjerë përfshi edhe Klodian Zoton. Ndërsa sa i takon vilës në Palasë, ish-zv. kryeministri ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë prone pasi ajo i përket një shtetaseje zvicerane dhe duhet të pyetet ajo për sqarime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri

Eksperti Fatjon Softa i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e qytetarëve të...
22:09 | 28/06/2026

LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e Tiranës. Në ditën e 29-të qytetarët vijojnë protestën teksa pritet...
21:44 | 28/06/2026

Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën

Migen Qiraxhi, nga Qëndresa Qytetare këtë të diele i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën qytetare...
21:36 | 28/06/2026