6-vjeçari Cowboy: Mësuesja i hodhi lulet e 7-marsit, mbushi 5 kosha plot
Semi Brahaj, djali i ish-oficerit të RENEA-s, Shkëlzen Brahajt, ka treguar se mësuesja e tij i hodhi lulet që nxënësit i kishin dhuruar për 8 marsin në koshin e mbeturinave.
I ftuar bashkë me të atin në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku shkoi i veshur si Cowboy, ai tha se mësuesja bën si e sëmurë në klasë që nxënësit të rrinë urtë.
Ai tha gjithashtu se mësuesja e fiskulturës i bërtet shpesh, vetëm se mendon se ai bën muhabet në orë të mësimit.
“Me mësime shkoj mirë, jam i pari i klasës. E kam një lëndë të preferuar. Matematikën po. Fiskulturën e kam të preferuar, por mësuesja na bërte. Sepse vetëm një gjë të bësh me atë, përshembull kur unë kërkoj një stilolaps se e kam harruar nga shoku, mësuesja më bërtet dhe më thotë pse kthehesh pas.
Mendon se po bëj muhabet me shokun. Sa herë shkoj në banjë, buqetat e luleve në kosh të mbeturinave. I hodhën mësueset. Vetëm për të harxhuar lekë i blejnë nxënësit. I pashë vetë te koshi i tualetit, 5 kosha me lule.
Nuk e dua edhe aq shumë mësuesen. Le të më dëgjojë, më plasi mua. Po të kishe qenë te klasa ime do e kishe kuptuar mirë. Mësuesja bën si e sëmurë që vetëm ne të rrimë mirë. Kam qejf të shkon në mal të Krujës, në Vorë edhe te liqeni. Herën e fundit kur kam shkuar te liqeni ishte kur isha 4 vjeç”, tha Semi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?