60% e familjeve shqiptare do paguajnë më shtrenjtë energjinë, sipas ekspertit

15 Prill 2022 | 08:42

Abonentët që konsumojnë mbi 700 kilovat-orë në vend, do të kenë rritje të çmimit të energjisë.

E ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se ky grupim përbën 5% të abonentëve, eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se 60 % e familjeve shqiptare harxhojne mbi 700 kilovat-orë.

“Të konsumosh 700 kilovat orë energjie duke u bazuar tek pagat që u publikuan në dhjetor mendoj se familjet shqiptare të shtresës së mesme do preken”, tha Muço në emisionin Mirmëngjes në Euronews Albania.

Muço është skpetik për përzgjedhjen e këtij pragu.

“Qeveria thotë se konsumi i energjisë për frymë është një tregues mirëqenie, ku në fakt nuk ekziston një studim i tillë. Pse 700 kw/h dhe jo me shume apo me pak?”, tha ai.

Muço thotë se familjet shqiptare shpenzojnë 60% të buxhetit për ushqime dhe energji, ku në BE për këto shpenzojnë rreth 18% të buxhetit.

Për këtë, eksperti thotë se rritja e çmimit të energjisë do të jetë barrë për familjet shqiptare.

Ai tha se edhe nëse rritja e çmimit do të prekte vetëm bizneset, përsëri barra do të binte mbi qytetarët, pasi janë të punësuar në këto biznese, ose janë klientë.

“Efekti do të jetë domino sepse do të preket biznesi, për të perballuar koston do të detyrohet të rrisë çmimet, apo të shkurtojë staf”, u shpreh Muço.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Avrami: Energjia nga TEC-et lundruese kosto më të ulët se importi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026