63 shkolla u rindërtuan pas tërmetit, përfundon programi i BE me vlerë 75 mln euro
Gjimnazi “Asim Vokshi” në Tiranë është një prej objekteve arsimore, të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Si ky objekt arsimor, janë edhe 62 të tjerë të rindërtuara, në 11 bashkitë më të prekura në vend.
“Një projekt, i cili është bazuar në dy shtylla kryesore; ndërtojmë më mirë dhe ndërtojmë së bashku. Kjo do të thotë, ndërtesa të forta me standardet më të larta europiane….. ndërtojmë së bashku kemi përfshirë komunitetin e prindërve dhe të nxënësve”, tha Nora Kushti, eksperte komunikimi ne PNUD.

Programi i cili u zbatua për 6 vite me radhë, tashmë është i përmbyllur dhe rreth 25 mijë nxënës mësojnë në kushte më të mira, të ngjashme me shkollat dhe kopshtet në vendet e Bashkimit Europian.
“Realisht, për mua një ndër arsyet më të forta që erdha këtu te Gjuhët e Huaja ishin pikërisht kushtet. Kur erdha për të parë shkollën në fillim, m’u duk shumë shumë e bukur, shumë e re, pashë që kishte kushte, pashë që kishte kondicioner, që për neve është gjëja më e rëndësishme dhe pastaj është edhe pjesa e stafit, mësuesit m’u dukën shumë të mirë”, tha Emanuel Murati, President i Senatit të Shkollës “Asim Vokshi”.

Shkollat e reja janë të pajisura me palestra, laboratorë, ndërsa me standardin e Bashkimit Europian, nuk mungojnë as rampat e ashensorët, për të garantuar aksesin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe per Suela Guhaçaj, drejtoreshë ne Shkollën “Mehmet Babamusta”, Kavajë “shkolla ka ndryshuar totalisht, totalisht në pamje, totalisht në mentalitet. Ku qëndron kjo? Në motivimin që kanë mësuesit, stafi mësimor, duke punuar në kushte akoma shumë herë më të mira, në ambiente të pastra, në ambiente të rregullta, nëpër laboratorë, kanë ngrohje, kanë ftohje, ujë, tualetet janë shumë të pastra, fëmijët vijnë me qejf, mësuesit po ashtu, pra është një ambient i sigurt”.
Në Shijak, një prind i fëmijëve që ndjekin kopshtin “Shtojzovallet”, tha për Euronews Albania se ndihet e lumtur me kushtet që ofron institucioni arsimor.

“Pastërtia është në maksimum, siguria është mjaft e madhe, kjo tregon kushtet shumë të përshtatshme, shumë bashkëkohore, tregon shumë për mirëqenien e fëmijëve tanë që i sjellim çdo ditë në këtë kopsht, nuk kanë të krahasuar”, tha ai.
Më 17 shkurt 2020, Bashkimi Evropian organizoi në Bruksel Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, që kishte si synim mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjet e saj të rindërtimit pas tërmetit të 2019-të. Në këtë kontekst, mori jetë Programi “BE për Shkollat” me një vlerë prej 75 milionë Euro, i zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, në Krujë, Durrës, Kurbin, Kamzë, Kavajë, Tiranë, Mirditë, Lezhë, Rrogozhinë, Shijak dhe Vorë.
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 08:53 Dritarja e avionit shkëputet gjatë fluturimit në Greqi, pasagjeri mbetet pjesërisht jashtë
- 08:30 Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja