64% e shqiptarëve mendojnë se PS fiton zgjedhjet, Tela: Mungojnë alternativat
Analisti Andi Tela ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku tha se shqiptarët “vuajnë” mungesën e alternativave në politik.
Duke komentuar sondazhet ku 64% e shqiptarëve të pyetur mendojnë se do të jetë Partia Socialiste ajo që do të fitojë zgjedhjet e 11 majit, Tela tha se këto rezultate vijnë edhe pse qytetarët janë të pakënaqur, pasi sipas tij ata nuk mendojnë se ka një alternativë tjetër fituese.
“Kjo 64% që mendojnë se PS do fitojë zgjedhjet, kur janë pyetur më herët 70% kanë thënë se PS nuk ka bërë asgjë. Kur i pyet a është Shqipëria e korruptuar, ata thonë po. Dëshira e njerëzve mund të jetë pafund që kjo qeveri nuk do duhet të qeverisë më dhe duhet ta marrë dikush tjetër, por në mungesë të alternativave ata e dinë se kush do e fitojë garën, se këta kanë edhe arbitrin dhe gjithë federatën me vete”,-tha Tela.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme
- 20:03 1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
- 19:54 Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
- 19:35 PROFIL/ Kush janë dy kandidatet e propozuara për Këshillin Kombëtar i PD
- 19:35 LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:22 Zbardhet lista e propozuar nga Berisha, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë së PD