English

65 familje pa shtëpi në Durrës, pallatet të dëmtuar nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grevë urie, nëse bashkia nuk i jep zgjidhje problemit të tyre. Kjo është deklarata e një përfaqësie të banorëve të pallatit numër 15, pranë tregut të vogël industrial në Durrës, të mbetur të pastrehë prej tërmetit të afro 5 viteve më parë.

- Advertisement -

“Ose do t’i drejtohemi grevës së urisë të futemi në pallat dhe të rrezikojmë jetën, ose të na lirojnë zyrat, të futemi në bashki. Ditën të rrijmë lokaleve, natën të flejmë këtu, se s’kemi mundësi të paguajmë qiranë, u bë një vit që s’marrim bonus”, tha një grua.

“Ne shpresojmë, ishalla po na japin ndonjë përgjigje pozitive, në mos ne do të marrim masa të tjera. I kemi pleqtë dhe fëmijët nëpër shtëpiat e botës”, tha një tjetër grua.

Megjithëse ditë me shi, ata u mblodhën përpara bashkisë së Durrësit për të parashtruar kërkesën e përsëritur, për riforcimin e godinës së dëmtuar rëndë nga lëkundja sizmike.

“Është problem shumë serioz. Pas shëndetit vjen shtëpia dhe si e tillë duhet patjetër, që mos të luajnë kungulleshkash: E ka shteti apo e ka bashkia në dorë?”, tha një burrë.

“Boll na keni sorollatur sa andej-këndej”, tha më tej ai.

“Para tre javësh na thanë është në dorë të kryeministrit, javën që shkoi na thanë do mblidhet Komisioni Rindërtimit. Në të njejtën kohë thonë që rindërtimi ka mbaruar dhe është në dorën e bashkisë tani për ta rregulluar pallatin. Prandaj kemi ardhur prapë sot këtu, se nuk dijmë çfarë të bëjmë më”, tha një grua.

Pa bonus qiraje dhe pa shtëpi, këto 65 familje kanë mbetur në udhëkryq.

“Me datë 30 i jam drejtuar bankës kam marrë një kredi 1 milion lekë për të larë qiranë e shtëpisë. Tani ç’të bëj, çdo muaj t’i drejtohem bankës? Po me ça do ta laj, se kollaj është për ta marrë”, tha një grua.

Pretendimi i banorëve është se fondet e Rindërtimit janë shpërdoruar. Për këtë arsye ata kanë një thirrje drejtuar SPAK.

“Le të angazhohet SPAK-u, prokuroria, të gjejnë ku shkuan fondet e Rindërtimit. Ne e dimë sesi u shpërdoruan, por është mirë të gjurmohet leku e të na kthejnë bonusin”, tha një grua.

Në përgjigje të kërkesës së 65 familjeve, bashkia Durrës bën me dije se ky pallat është përfshirë në listën e 7 godinave që do të riforcohen me fondet e bashkisë Durrës.

Institucioni i qeverisjes vendore është në pritje të vendimit nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për dhënien e aprovimit lidhur me këto 7 godina dhe më pas do të zhvillohen procedurat e tenderit për riforcimin e këtyre godinave me nivel dëmi DS4.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×