7 ndryshimet e Ramës në qeveri, analisti: Kush i bëri presion Kryeministrit
Analisti politik Ervis Iljazaj ka folur këtë të enjte në emisionin “Now” me moderatore Erla Mëhilli në Euronews Albania. Iljazaj ka komentuar ndryshimet në qeveri mbrëmjen e sotme, duke theksuar se lëvizjet kanë ardhur si pasojë e një presioni të shumëfishtë.
“Mua më bën përshtypje vendimi dhe ndryshimi që ka bërë Rama vetëm 6 muaj pas riformatimit të qeverisë. Unë mendoj që 7 ndryshimet e sotme vijnë si pasojë e një presioni të shumëfishtë që i është bërë qeverisë dhe kjo është e vërteta. Ka pasur presion ndërkombëtar, presion nga drejtësia, por edhe presion nga opinioni publik për të gjitha historitë,” – tha Iljazaj.
Pas mbledhjes maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.
Lëvizjet vijnë në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila mbetet e pezulluar nga detyra. Rama ka vendosur largimin e saj nga posti i zëvendëskryeministres dhe nga drejtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në vend të saj, si numri dy i qeverisë, është emëruar Albana Koçiu, e cila lë postin e ministres së Brendshme. Drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar Besfort Lamallarit, i cili deri më tani mbante detyrën e ministrit të Drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë do të drejtohet nga Toni Gogu, ndërsa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i kalon Enea Karakaçit.
Ndryshime ka edhe në diplomaci dhe mbrojtje. Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu largohen nga kabineti. Si ministër i Jashtëm është emëruar ish-ambasadori i Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të drejtohet nga Ermal Nufi.
Gjithashtu, Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun në këtë detyrë.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës