70% e grave në Kosovë besojnë se ngacmimi seksual është i pranishëm në punë
Ngacmimi seksual në punë është një fenomen shumë i zakonshëm, shumë i pranishëm, ndonëse jo gjithmonë denoncohet dhe bëhet publik duke e konsideruar si një tabu.
Sipas një studimi të organizatës UN Women i cili u publikua së fundmi në Prishtinë, rezulton se në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës, ndërsa vetëm 9 për qind deklarojnë se janë ngacmuar seksualisht vet ose njohin dikë që ka përjetuar një gjë të tillë.
Rreth 35 për qind e grave që kanë përjetuar ngacmim seksual në punë thonë se një ngjarje e tillë u ka dëmtuar vetëbesimin, rreth 32 për qind thonë se u ka lënë pasoja psikologjike, 31 për qind thonë se kanë frikë për sigurinë në vendin e punës.
Dina Vllasaliu nga UN Women tha se shqetësuese është edhe shkalla e ultë e raportimit të ngacmimeve seksuale. Sipas saj 66 për qind kanë thënë se e kanë treguar ngacmimin, por çfarë është shqetësuese është se prej tyre vetëm 3 për qind e kanë raportuar në polici, 52.5 për qind e kanë raportuar te një mbikëqyrës e të tjerat ju kanë treguar vetëm shoqeve.
Të dhënat tregojnë se gratë kanë vështirësi edhe në kuptimin e mirëfilltë të llojeve të ngacmimit seksual, ndërsa mungojnë nismat për t’i ndihmuar ato në këtë proces. Vetëm rreth 16 për qind e grave të anketuara kanë deklaruar se janë trajnuar në vendin e tyre të punës për të identifikuar dhe raportuar ngacmimin seksual. Në hulumtimin e UN Women, janë anketuar mbi 500 gra nga shtatë rajone të ndryshme të Kosovës, të punësuara në sektorin privat dhe atë publik. Sipas të dhënave të këtij studimi, format më të përhapura të ngacmimit në Kosovë janë komentet e natyrës seksuale, komentet e papërshtatshme ose ofenduese dhe shikimet ngacmuese.
Frika nga hakmarrja dhe pasojat që mund t’i ketë vet viktima është një prej shkaqeve që mund të supozoj se përse raportimi i ngacmimeve është i ultë ose nuk raportohet fare. Kjo frikë nuk lidhet vetëm me çështjen e paragjykimeve, botëkuptimit që ekziston në shoqërinë tonë për ta fajësuar viktimën në të tilla raste, por edhe me mungesën e informacionit se cilët janë mekanizmat ku duhet të adresohen këto raste, pastaj mungesa e besimit te institucionet se do t’u ofrohet një zgjidhje efektive.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:40 “Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
- 15:30 Zelensky: Rusia po përgatit një tjetër sulm masiv rus, NATO të marrë vendime të forta
- 15:23 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, mbërrin në Ankara për samitin e nivelit të lartë
- 15:20 Ukraina pranon mungesën e mbrojtjes, forcat ajrore: Nuk interceptuam asnjë raketë balistike ruse
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare