“70 fëmijë në ditë në spital”/ Pediatria në Korçë i mbushur me të vegjlit me viroza
Rritet numri i të rasteve të virozave të stinës në shërbimin pediatrik në spitalin e Korçës. Përgjegjësi i këtij shërbimi Robert Rado thotë se çdo ditë paraqiten pranë pediatrisë së Korçës më shumë se 70 fëmijë të moshave të ndryshme për të marrë mjekim spitalor.
“Numri i vizitave është 60-70 vizita në ditë të ciler paraqiten por pak shtrohen në spital. Gjithsej kemi 12 fëmijë, 9 janë në repartin e infektivit, aty ku shtrohen fëmijët me grip. Kryesisht dominon versioni gripal që qarkullon tani”-tha shefi i pediatrisë në Korçë, Robert Rado.
“Janë ato që ne i quajmë infeksione virale të cilat tek fëmijët paraqiten në shumicën e rasteve me temperaturë, mbas 5-6 ditëve ka dhënë dhe komplikacione në rrugët e frymëmarrjes, si infeksione të bajameve, veshëve, ku sipas moshave ka e bronk-opneumomi”
Mjeku i shërbimit pediatrik u kërkon prindërve që kanë fëmijë në çerdhe e shkolla të bëjnë kujdes pasi virozat e stinës janë ngjitëse, në veçanti në kjo kategori moshe.
“Gripi është sëmundje infektive. E para në qoftëse ka fëmijë të sëmurë nuk duhet ti çojnë në kopshte apo çerdhe për një periudhë kohe 5-6 ditë. Duke qenë në terren e shkollave të mbyllura, ku ka fëmijë, ekziston mundësia e transmetimit. Kemi variante të viruseve pa temperatura por e temperature të lartë.
“Kur kemi raste që vuajnë nga sëmundje të rënda aty duhet me kujdes sepse imuniteti është më i dobët dhe fiton virusi ndaj fëmijës. Duhet kujdes e duhet të përdoret terapia në përputhje me gjendjen e fëmijës”-shtoi Rado.
Fluks të shtuar gjatë ditëve të para të këtij viti ka pasur dhe në qendrat shëndetësore të lagjeve të Korçës, mjekë të cilët në jo pak raste kanë kërkuar ndihmë më të specializuar në pediatrinë e spitalit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë