70 mijë fermerë duan subvencione/ 32 milionë euro në dispozicion, 80% kërkuan naftë
Në sektorin e bujqësisë janë mbyllur aplikimet për subvencione. Këtë vit qeveria garanton 32 milionë euro për 8 skema, ndërsa ka regjistruar mbi 70 mijë kërkesa.
Më shumë se 70 000 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet e vëna në dispozicion në bujqësi përmes Skemën Kombëtare të Mbështetjes për vitin 2024.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, në total janë 69.500 fermerë individualë, 320 grupime fermerësh dhe 21 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.
Të dhënat tregojnë se nga 8 masa që do të financohen në tërësi,
Nga 8 skemat ku tërhiqen subvencione, kërkesat më të shumta i ka pasur skema e naftës falas me 80% të gjithë aplikimeve, ndjekur më tej nga kërkesa për mbështetje në blegtori, bletari dhe kultivimi i bimëve aromatike.
Tashmë, do të jetë Ministria e Bujqësisë ajo që do të vlerësojë aplikimet në mënyrë që të bëjë përzgjedhjen për kualifikimin dhe më pas financimin përkatës.
Fondi i këtij viti është 32 milionë euro dhe për herë të parë, paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve.
Stimulin më të madh, sipas vendimit, do të marrin fermerët që janë bashkuar me njëri-tjetrin, dhe për ministrinë ky është një apel që kjo praktikë të ndiqet edhe nga fermerë të tjerë në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 08:17 Paralizohet Ngushtica e Hormuzit, vetëm një tanker kalon në ditë! Nafta rritet me 100 dollarë
- 08:14 Prokurorët: Njollat e gjakut të gjetura në objektet në shtëpinë e këngëtarit D4vd dyshohet se janë të 14-vjeçares
- 08:11 Irani refuzon propozimin e ri të SHBA-së për armëpushim
- 08:06 Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve
- 08:03 Sulm masiv me dronë në Shën Petersburg, tymi i zi mbulon qytetin (VIDEO)
- 07:57 Shteti me shumicë myslimane që nuk lejon shamitë e kokës dhe mjekrat e gjata