Fermerët derdhin qumështin, nuk po shitet! Sot sërish protestë në Lushnjë
Sot fermerët do jenë përsëri në protestë për çmimin e qumështit dhe për problemet që ata po hasin për ta shitur. Protesta do të organizohet në orën 12:00 në rrethrrotullimin e Savrës në Lushnjë.
Sipas të dhënave nga doganat shqiptare, që nga 3 janari 2024 deri më 29 mars 2024, janë importuar:
– Qumësht nga Kosova: 40 herë
– Qumësht nga Sllovakia: 27 herë
– Qumësht nga Hungaria: 21 herë
– Qumësht nga Serbia: 6 herë
Mbi 1 milion euro në 3 muaj dalin jashtë Shqipërisë për qumësht, ndërsa blegtorët shqiptarë trajtohen në mënyrë të padrejtë dhe nuk paguhen siç duhet.
Nëse lexojmë etiketat e qumështit, ato pretendojnë se vijnë “nga fermat e zonës”, duke na lënë të hamendësojmë për origjinën dhe cilësinë e vërtetë të qumështit që konsumojmë – qumësht importi, origjina dhe cilësia e të cilit mbeten të paqarta. Kjo ndodh ndërkohë që fabrikat shqiptare, të cilat kanë marrë investime të mëdha nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, përfshijnë produktet e tyre nën etiketa të tilla të paqarta.
Gjendja e fermerit është alarmante: për më shumë se 5 ditë, qumështi derdhet në kanale, ndërsa importet mbysin tregun, duke krijuar një formë moderne skllavërie.
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit