70% privat 30% publik, si pritet të bëhet ndarja e plazheve sezonin e ardhshëm

24 Tetor 2024 | 16:54

Vitin që vjen, në plazhe 70% do të jetë e zënë me shezlone dhe 30% do të jenë plazhe publike, për 1 km. Këto janë rregullat e reja për strukturat akomoduese. Megjithatë, këto masa kërkojnë një menaxhim më të mirë, sidomos në hapësirat publike.

“Kemi 10 vite që eksperimentojmë çdo vit mënyra të ndryshe, nuk kanë qenë te efekshme. Udhëzimi final duhet menduar dhe njëherë, sepse stacionet e plazhit kanë qenë menaxhuar nga pushteti lokal dhe ka dështuar. Në rast se kemi plazhe publike, duhet menaxhim perfekt, që kërkon tualete, dushe, çadra”, thotë Zak Topuzi, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Me rregulloren e re prioritet kanë dhe hotelet që janë në vijë të dytë, ose në afërsi. Subjektet duhet të përmbushin disa kushte, ku kryesorja të jenë të regjistruara dhe të kategorizuara.

Aplikimet do të bëhen në e-albania dhe gjithçka do të jetë në bashkëpunim me njësitë vendore të cilat do të kenë edhe hartat specifike të hapësirave të disponueshme.

Plazhet ku ndërkohë nuk ka struktura akomoduese në masë siç janë Divjaka dhe Fieri sipas rregullores do të kalojnë me stacione plazhi për bar-restorantet duke vendosur kushte për këta të fundit.

Plazhet janë të ndara në 4 kategori, A, B, AB dhe C, në bazë të tipologjive të tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026