70 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje në Republikën Demokratike të Kongos

20 Nëntor 2025 | 15:25

Rreth 70 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë u përmbys në një lumë në Provincën Kasai në Republikën Demokratike qendrore të Kongos, raportuan mediat lokale të mërkurën.

Sipas raportimeve, varka po shkonte drejt kryeqytetit, Kinshasa, nga porti i Bena Dibele, më shumë se 800 kilometra larg, kur u fundos  në lumin Sankuru si pasojë e vorbullave.

“Varka mbante afërsisht 120 persona. Rreth 50 janë shpëtuar deri më tani dhe përpjekjet e kërkimit vazhdojnë për të zhdukurit”, tha administratori lokal, Francois Ahoka.

Ahoka theksoi vështirësitë me të cilat u përballën ekipet e shpëtimit dhe u bëri thirrje familjeve të qëndrojnë në kontakt me autoritetet lokale për identifikimin e të mbijetuarve dhe trupave të gjetur.

Sakq, transporti ujor është i zakonshëm në Kongo për shkak të rrugëve të pakalueshme në vend.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026