Sulmohet ambasadori polak në Rusi
Ambasadori polak në Rusi, Krzysztof Krajewski, konfirmoi sot se javën e kaluar ishte objekt i një sulmi të organizuar në Shën Petersburg.
Siç i tha ai PAP-it, një grup “aktivistësh të organizuar mirë” e sulmuan verbalisht dhe më pas u përpoqën ta sulmonin fizikisht, por eskorta e tij parandaloi një incident më serioz.
“Një grup njerëzish bërtitën slogane anti-polake dhe anti-ukrainase. Ata u përpoqën të më sulmonin fizikisht. Falë profesionalizmit të stafit të ambasadës, kjo nuk ndodhi”, tha Krajevski, duke theksuar se ishte një sulm i llogaritur, duke pasur parasysh pankartat e përgatitura dhe grupin e organizuar.
Ambasadori i ka dërguar tashmë një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse.
Gazeta polake “Gazeta Wyborcha” ishte e para që publikoi informacionin rreth incidentit.
Duke reaguar ndaj lajmit, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes polake Władysław Kosiniak-Kamis e vlerësoi sulmin si një përshkallëzim serioz të situatës.
“Ky është kalimi i një kufiri tjetër. Sjellje skandaloze që shkel të gjitha parimet diplomatike “, tha ai, duke shtuar se Polonia pret respekt për të drejtën ndërkombëtare dhe mbrojtjen e diplomatëve të saj.
Kosiniak-Kamish akuzoi Rusinë për përkeqësim të qëllimshëm të marrëdhënieve me Poloninë dhe Perëndimin.
“Ata deklarojnë një gjë, bëjnë një tjetër. Ne shohim provokime të vazhdueshme – sabotim, devijime, shkelje të hapësirës ajrore, bllokim të sinjaleve GPS “, tha ai.
Për momentin, Varshava po pret reagimin zyrtar të Moskës ndaj notës së protestës.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën
Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë
Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë