Kryeministri polak, Donald Tusk: Perëndimi po përçahet, shkak politikat e SHBA-së
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka paralajmëruar për mundësinë e një përçarjeje të Perëndimit, si pasojë e politikave të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë, Tusk tha se ekziston rreziku që bota të ndahet përsëri në dy hemisfera.
“Padyshim, ekziston frika se ose spontanisht, nën presionin e ngjarjeve, ose me dashje, bota do të ndahet përsëri në dy hemisfera. Për Uashingtonin, prioritet do të bëhen Amerika e Jugut, Kanadaja dhe Groenlanda – e kemi dëgjuar Presidentin [e SHBA-së] Donald Trump të flasë për këtë më parë – si dhe një konflikt i mundshëm me Kinën. Sa për ne, Evropën, do të mbetemi të kujdesemi vetë për veten tonë,” deklaroi Tusk.
Sipas kryeministrit polak, pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA, Evropa duhet të përgatitet për të marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.
Tusk pranoi gjithashtu se uniteti i Evropës shpesh kërkon ekzistencën e një “armiku të përbashkët dhe të përcaktuar qartë”. “E di që kjo është një ndjenjë jopopullore, por nuk do ta ndryshoj mendjen dhe do të bëj gjithçka që një situatë e tillë e pazakontë të zgjasë sa më gjatë,” shtoi ai.
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë