700 lindje më pak gjatë 2021, thotë ish-drejtoresha e INSTAT

14 Shkurt 2022 | 08:48

“Gjatë 2021 pati 700 lindje më pak në 2019, numri më i lartë ndër vite”. Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania ish-drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja duke bërë një krahasim me shifrat para pandemisë.

Ajo shpjegoi që është hera e parë pas shumë vitesh që ndodh që të kemi më shumë vdekje sesa lindje, me një shifër prej 3.296 në 2021.

“Janë rreth 8700 vdekje më shumë në një 10-vjeçar. Kjo ka ardhur si pasojë e COVID. Kemi kaluar në një shtesë natyrore negative. Arsyja dihet pse lindjet zvogëlohen, është emigracioni, 60% e largimeve janë moshës deri në 34-vjeç”, u shpreh znj. Nurja.

Ajo renditi pasigurinë arsyen e dytë të largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“INSTAT regjistron lindjet e atyre që banojnë në Shqipëri. Nuk vlen bonusi i bebes nëse nuk shoqërohet me ndihmë derisa fëmija të mbushë 18 vjeç”, tha ajo.

Sipas saj, Elbasani dhe Fieri janë qarqe që kanë regjistruar më pak lindje gjatë viteve të fundit.

“Nëse vijojmë me këto ritme do të kemi edhe një plakje të popullsisë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022