71-vjetori i aneksimit të Kosovës nga Serbia

8 Korrik 2022 | 07:51

Pas ripushtimit dhe aneksimit të Kosovës më 1945 dhe pas ngritjes së murit të ndarjes ndërmjet Shqipërisë dhe shqiptarëve në Kosovë, çështja e Kosovës dhe e trevave të tjera që ngelën nën ish-Jugosllavi edhe më tutje do të mbetej e pazgjidhur.

Në Kuvendin e Prizrenit, mbajtur më 8-10 korrik 1945, Kosova do të aneksohej edhe zyrtarisht nga Serbia. Me aprovimin e Rezolutës nga Kuvendi Federativ, më 23 korrik 1945 dhe nga ai serb më 1 shtator 1945 çështja e Kosovës do të konsiderohej çështje e mbyllur, shkruan KosovaPress.

Pavarësisht se gjatë LANÇ-it ishin marrë shumë vendime dhe ishin bërë shumë marrëveshje për vetëvendosje sipas vullnetit të popullit, ato jo vetëm që nuk u respektuan, por në mënyrën më të vrazhdë u shkelën, dhe u quajtën vendime armiqësore, kurse njerëzit, që i përpiluan ato, u quajtën armiq të popullit, të cilët si të tillë u ndoqën dhe u likuiduan.

Në Rezolutën e Kuvendit të Prizrenit (Mbledhja e dytë e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës), u shpall se Kosova  “me dëshirë të popullsisë së saj i bashkohej Serbisë federale në kuadër të Federatës Jugosllave”.

Një zgjidhje e tillë e çështjes “me dëshirë të vetë popullsisë së Kosovës” kundër logjikës së karakterit objektiv të strukturës kombëtare të Kosovës dhe të hapësirës së gjerë e, me vazhdimësi të shumicës etnike shqiptare në Ballkan, jo vetëm që nuk mbyllte historikisht problemin e Kosovës dhe atë shqiptar, por e rihapte këtë çështje në mënyrë virtuale në kontekst të ri historik, në masë gjeopolitike në Ballkan.

E gjithë kjo ndikoi që forcat nacionaliste në Kosovë të reagojnë ashpër për vendimet që solli kuvendi në mënyrë arbitrare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026