8 Dhjetori, thirrje rinisë për angazhim dhe një shoqëri më aktive
Në kujtesë të ‘revolucionit’ të 8 Dhjetorit, studentë, pedagogë, figura të artit dhe politikës u përfshinë në aktivitetet që u mbajtën në Tiranë.
Të pyetur se a janë të rinjtë aktivë në vendin tonë, ata vetë shprehen se nuk shohin aktivizëm të mjaftueshëm.
“Fatkeqësisht jo”, thotë një i ri.
“Ka potencial për më shumë”, thotë një tjetër.
Kongresi Rinor së bashku me Bashkinë Tiranë prezantuan platformën e Tiranës si Kryeqyteti Evropian i rinisë për vitin 2022. Në vitin 2022 Shqipëria do përfaqësohet në Evropë përmes të rinjve dhe thirrjet e sotme ishin vetëm për ta.
Krerë të lartë institucionalë inkurajuan të rinjtë që të jenë më të zëshëm dhe të përdorin aktivizmin e tyre për të përmirësuar shoqërinë.
“Tirana ka fatin e madh që të ketë ajkën e shoqërisë shqiptare. Shoh një energji të jashtëzakonshme por edhe pikëpyetje”, tha Dafina Peci, drejtoreshë e Kongresit Rinor Kombëtar.
“Jemi shumë pak për t’u përçarë, ky vit i rinisë është për të gjithë edhe për të majtë edhe për të djathtë”, tha Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Në duam të inkurajojmë të rinjtë, veçanërisht ata me më pak mundësi ose me prejardhje të pafavorshme që të bëhen qytetarë aktivë dhe aktorë të ndryshimeve pozitive”, tha Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian në Tiranë.
“Rinia përballet me sfidat e gjithë shoqërisë. Shoqëria pret nga rinia, po dhe ju prisni nga shoqëria. Ende ka shumë për të bërë”, u shpreh Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Gjatë kësaj mbledhie u tha se ashtu siç historia ka treguar në çdo rast, vetëm përmes angazhimit të të rinjve shoqëritë mund të zgjidhin sfidat me të cilat përballen sot.
8 Dhjetori shënon ditën kur në vitin 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë të protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe i hapën rrugën demokratizimit të Shqipërisë.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 08:16 Nafta pëson rënien më të madhe që nga prilli pas armëpushimit të brishtë SHBA-Iran
- 08:10 Vrasja e një koloneli iranian gjatë protestave të janarit, rrezikon dënimin me vdekje për 16 persona
- 07:58 Ukraina vazhdon sulmet ndaj eksporteve dhe objekteve të naftës ruse, teksa presioni mbi Moskën rritet
- 07:53 Spanja dhe Franca përgatiten për valë të reja të të nxehtit, teksa zjarret mbeten ende jashtë kontrollit
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti