“80% e rasteve nuk shfaqin simptoma”, Tomini: Rreziku nga ethet e Nilit
Në Shqipëri, deri më tani janë 17 raste të konfirmuara me virusin “Ethet e Nilit.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.
Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha në një intervistë për Euronews Albania se 80 për qind e individëve që mund të infektohen nga ky virus nuk shfaqin simptoma, 20 për qind shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind mund të shfaqin shenja neuroevazive.
“80 për qind e individëve që mund të infektohen nuk shfaqin simptoma, pra ata që kanë imunitet të fortë, por 20 për qind mund të shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind shfaqin shenja neuroevazive apo prekje të sistemit nervor qendror dhe kjo tendencë në rritje është vënë re në QSUT. Kemi 17 raste të konfirmuara, por për raste të tjera që nuk janë përcaktuara dhe janë në vlerësim e sipër do ketë një përditësim të situatës nëse rastet konfirmohen ose jo në ditët në vijim”, tha Tomini.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit