81% apo 92%? Ish-ministrja debaton me zv.kryetaren e PD për borxhin publik
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se niveli i borxhit publik është 80.1% dhe jo 84% siç deklaron Presidenti.
Deputetja e PS tha se në borxhin publik përfshihen vetëm shpenzimet që kanë kontabilizuar.
Rritja e ndjeshme e nivelit të borxhit publik tha ajo ka ardhur për shkak të Rindërtimit pasi janë 650 milionë dollarë fond i akorduar nga buxheti i shtetit.
“Borxhi publik i deklaruar është në nivelin 80.1%. Nuk e di ku e ka gjetur Presidenti shifrën 84%”, tha Denaj.
Sipas znj. Denaj në vitin 2019 niveli i borxhit ka qenë 66%, kurse në vitin 2013 ishte në 72%.
Zv.kryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se në nivelin e borxhit të publikuar nga Ministria e Financave nuk përfshihet borxhi që Shqipëria ka nga Gjykata e Arbitrazhit si dhe shpenzimet për PPP-të.
Deputetja e PD tha se këto shpenzimet që do të paguhen duhet të ishin llogaritur në borxh.
Ajo përmendi dhe borxh që shteti i ka Bankës Kombëtare, që gjatë qeverisë “Berisha” ish-hotel Dajti iu shit BSH-së dhe fatura të papaguara të energjisë elektrike.
“Llogaritur të gjithë këto shkojnë në 12% të GDP-së, shtuar borxhin 80.1% shkojmë në 92% të GDP”, tha znj. Tabaku.
Deputetja e PD tha se ky nivel borxhi që nuk është njohur në 17 vitet e fundit e vë buxhetin e shtetit në një risk fiskal.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta