81 lekë vlera e një vote, PL merr “paratë e Berishës”, PS pjesën e “luanit”

24 Gusht 2023 | 15:55

Në mbledhjen e kësaj të enjte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi vlerën e një vote. Ajo është 81 lekë dhe mundëson që të përllogaritet mbështetja financiare që do të marrin partite politike për procesin e ardhshëm elektoral.

Përllogaritja e vlerës së një vote bëhet duke pjesëtuar fondin e përgjithshëm të miratuar me numrin në total të votave të vlefshme të grumbulluara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, që kanë marrë jo më pak se 1 përqind të votave.

E duke u bazuar në rezultatet e marra në këto zgjedhje, shuma më e madhe e fondit që do të shpërndahet për partitë politikë do i takojë Partisë Socialiste, si fituesja absolute në procesin e 14 majit. Me 579 mijë votat e marra në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partisë Socialiste do i takojë të marrë afro gjysmën e fondit për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërkohë diskutimi për paratë që marrin partitë opozitare është i ndryshëm. Partia Demokratike zyrtare, për herë të parë në 30 vite nuk do të jetë një nga dy përfitueset më të mëdha të buxhetit shtetëror që jepet partitë, pasi me 103 mijë votat e marra në 14 maj do e rendisin të tretën.

Ndërkohë e dyta për fondin e përfituar renditet Partia e Lirisë, e cila ishte subjekti kryesor i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. E katërta në këtë renditje është PSD-ja e Tom Doshit, që në zgjedhjet e fundit vendore mori 86 mijë vota.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026