Shtyhet seanca për ndryshimet kushtetuese në RMV, s’u arritën 2/3-at e votave

19 Gusht 2023 | 13:24

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u zhvillua dje seanca për ndryshimin e Kushtetutës, konkretisht për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Por, votimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetutës u shty për një moment të dytë, pasi qeveria nuk kishte dy të tretën e votave të nevojshme.

Rendi i ditës për debatin u votua më 70 vota pro dhe 47 kundër.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski provoi të bindë deputetët për të fundit herë që të votojnë pro ndryshimeve kushtetuese. Ai theksoi se këto ndryshime kanë vetëm një qëllim, zhbllokimin e procesit eurointegrues të vendit.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës kishin qëndrime dhe kërkesa të ndryshme. Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi kërkoi nga deputetët që të votojnë pro pasi siç tha shërbime të huaja po kërkojnë të realizojnë ëndrra të shekullit të kaluar.

Halil Snopçe, nga Aleanca për Shqiptarët u tha deputetëve se ashtu siç po bëhet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, të kërkohet edhe ndryshimi i “gjuhës që e flasin 20%, me gjuhën shqipe”.

Për votimin e nevojës së ndryshimit të Kushtetutës, duhet të votojnë 80 deputetë. Për këtë Kuvendi ka 10 ditë kohë. Ndërkaq, ndryshimi i Kushtetutës deri tani është bërë 8 herë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026