9 përballje në Europa League, në fushë zbresin Roma e Fenerbahce

24 Shtator 2025 | 17:46

9 përballje interesante të Europa League luhen këtë të mërkurë, ku nis zyrtarisht faza e ligës. Ekipe si Roma, Feyenoord apo Fenerbahce do të provojnë forcat në nisje të aventurës së re evropiane, që do të funksionojë me të njëjtin format si edicionin e fundit. Italianët vijnë pas fitores në derbin me Lazion në fundjavë i mbyllur me rezultat minimal, ndërsa në mbrëmje i sfidon Nice.

Gasperini nuk ka në dispozicion 8 futbollistë, mes tyre dhe ylli argjentinas Paulo Dybala, për shkak dëmtimi. Pavarësisht këtij fakti janë favoritë për fitimin e sfidës. Pas eliminimit nga Champions, Fenerbahce do të provojë të bëjë mirë në Europa League, ku kundërshtari i parë në fazën e ligës është Dinamo Zagreb. Përballja e fundit mes tyre, e cila shënjon dhe ballafaqimin e parë njëkohësisht daton në 2018-ën, ku kroatët kaluan më tej.

Malmo-Ludogorets, Freiburg-Basel, Crvena Zvezda-Celtic po ashtu luhen mbrëmjen e sotme. Finalistët e Conference League të edicionit të kaluar, Real Betis presin në shtëpi britanikët e Nottingham Forest. Pa Bartra apo fantazistin Isco, spanjollët do të provojnë ta nisin mbarë garën. Dy përballje luhen në orën 18:45 dhe ato janë Midtjylland-Sturm Graz dhe Paok-Maccabi Tel Aviv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026