91 të infektuar me HIV/AIDS gjatë 2021 në Shqipëri, 70% e rasteve janë meshkuj
1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s. Rasti i parë në vendin tonë u zbulua në vitin 1993. Aktualisht në Shqipëri janë 1493 persona të regjistruar si të infektuar më HIV-ADIS, ndërsa 294 kanë humbur jetën që nga shfaqja e këtij infeksioni.
Gjatë vitit 2021 janë infektuar 91 persona, 65 janë meshkuj dhe 26 femra.
“Ajo që dua të theksoj është diagnoza e vonshme e këtij infeksioni. Vazhdon ngelet një nga problematikat kyçe. Më shumë se gjysma e rasteve të diagnostikuara këtë vit vijnë nga klinika, që do të thotë se këta persona kërkojnë ndihmë nga strukturat shëndetësorë në ato raste kur janë shfaqur shenjat e sëmundjes”, thotë Roland Bani, koordinator i Programit Kombëtar HIV/AIDS.
Në raportin e prezantuar nga mjekja epidemiologe, Marjeta Dervishi, grupmosha më e prekur është ajo aktive, 25-44 vjeç. Meshkujt kanë përqindjen më të lartë të rasteve.
“70% e rasteve i takojnë meshkujve dhe pjesa tjetër femrave. Një pjesë e mirë e këtyre rasteve i takojnë komuniteti MSM (meshkujt që shkojnë me meshkuj). Fakti që ata nuk tregojnë këtë gjë, i bën ata të kenë përqindjen më të lartë”, shpjegon Bani.
Aktualisht në vendin tonë janë 759 persona që marrin mjekim me antiretroviral, 101 kanë nisur mjekimin këtë vit
Në botë gjatë vitit 2020 janë raportuar 37.7 milionë persona që jetojnë me sëmundjen HIV, teksa 680 mijë persona kanë humbur jetën.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?