93% e familjeve shqiptare kanë shtëpi, gjysma e ka ndërtuar vetë

25 Prill 2022 | 16:13

Shtëpia mbetet zgjedhja e parë e shqiptarëve në investim e më pas vijnë të tjerat.

Një sondazh i Bankës Qendrore nxjerr se 93% e familjeve janë pronarë të banesës së tyre, pavarësisht nga të ardhurat që ato sigurojnë.

Vlera mesatare e pronës është 5 deri në 6 milionë lek, shifër e cila nuk del nga çmimi në treg, por nga çmimi që i kanë vënë në rast se do ta shesin.

Por si e kanë siguruar hipotekën familjet? Gjysma e tyre e kanë ndërtuar vetë, 34% e kanë blerë dhe pjesa tjetër e trashëgon. Nga këta, vetëm 1% e ka të dhuruar.

Studimi ka parë edhe shpërndarjen e pasurisë së familjeve në vend, e ndarë në pasuri materiale dhe financiare. Edhe këtu hendeku është i madh.

93% e pasurisë është e ngurtë, banesë, makinë, sende me vlerë e biznes, ndërsa 7 për qind është monetare, me llogari rrjedhëse, borxhe dhe depozita.

Në përfundim të studimit, del se pasuria mesatare e një familjeje shqiptare kap vlerën e 8.5 milionë lekëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026