Shefja e Departamentit të Letërsisë: Mësimdhënia online nuk është mënyra më efikase e mundshme
Perveç arsimit parauniversitar, mësimi online ka nisur edhe në universitete. Për të folur rreth efikasiteti të kësaj metodike të mësimdhënies në një lidhje të drejtëpërdrejtë në Euronews Albania ishte shefja e departamentit të Letërsisë, në fakultetin Histori-Filologji, Lili Sula. Sipas saj praktika që po përdoret nuk është e zakonshme pasi për herë të parë janë duke u aplikuar format e leksioneve të transmetuara përmes platformave online.
“Duke qenë se ishte një praktikë e pa zbatuar më parë, ne nuk kishim një informacion paraprak rreth mënyrës se si mbulohej në rrjet, si ishte teknologjia, se sa kapacitete infrastrukturore, teknike kishim ne për ta realizuar këtë platformë dhe prej dy javësh ne po kryejmë mësim online. Sigurisht unë e përshëndes, sepse është forma e vetme në këto kushte të jashtëzakonshme në të cilat jetojmë, në izolim shtëpiak dhe izolim të skajshëm, por sigurisht nuk është më e mira e mundshme. Ka problemet e veta duke filluar nga mënyra se si qasen të dy palët, edhe studentët, por edhe pedagogët në platformat online. Mjafton t’iu them që ka pedagogë në një moshë të caktuar, asete të universitetit të Tiranës apo të rretheve, të cilët e kanë zhvilluar të gjithë veprimtarinë e tyre akademike në auditore, pa mjete teknologjike. Nuk është e thjeshtë dhe nuk mund t’i imponosh një akademiku, një profesori të futet në platforma online në mënyrë të menjëhershme për të aplikuar një platformë që ai nuk e ka mjetin e tij të punës”, tregon Lili Sula për Euronews Albania.
Shefja e Departamentit të Letërsisë ka nënvizuar gjithashtu se ka edhe student që nuk kanë akses në internet apo informacionin e nevojshëm rreth mënyrës se si mund të përfshihen në këto platforma të mësimdhënies.
“Studentët janë të interesuar në fakt të futen në platformat online dhe të jenë aktivë aty. Nëse kjo është një formë e interesimit të parë, për të bërë një formë alternative të mësimdhënies apo është çështje e të nxënit real, kjo mbetet për t’u provuar në ditët në vijim përmes detyrave të kursit dhe aktivizimit që ata do të kenë në detyra, shlyerjen e lëndës apo provime etj. Për këto ka gjithashtu pasiguri të mëdha nga pedagogët dhe studentët sepse ende nuk e dimë sa do të zgjasë pandemia apo në çfarë forme do ta vijojmë mësimin. E gjitha kjo është sfiduese për akademikët, studentët dhe të gjithë komunitetin”, tha shefja e departamentit të Letërsisë.
Sipas saj edhe nëse mbyllet ky vit akademik, një pjesë e përgatitjes nuk do të jetë reale. E konsideron një vit të përgjysmuar sa i takon cilësisë dhe plotësisë së informacionit që studentët do të marrin në këto rrethana.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat