Arsimi i lartë publik në Kosovë pa pagesë për të gjithë studentët nga 1 tetori

17 Shtator 2021 | 16:18

Arsimi i lartë publik në Kosovë do të jetë falas, nisur nga data 1 tetor për vitin akademik 2021-2022.

Studentët e nivelit bachelor dhe master në universitetet publike në Kosovë nuk do të paguajnë tarifë për të kryer studimet e tyre. Kjo vlen jo vetëm për studentët vendas, por edhe për studentët e huaj që dëshirojnë në studiojnë në Kosovë.

Vendimi u nënshkrua sot nga ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ndërsa u bë publik nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrja Nagavci, të cilët u shprehen se po përmbushin premtimet e tyre.

Kryeministri Kurti, tha se ky vendim që është nënshkruar nga Ministria e Arsimit do të ndikojë në barazinë sociale në vend.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit z.Arbërie Nagavci ka nënshkruar sot udhëzimin administrativ me të cilin arsimi i lartë do të bëhet njësoj i qasshëm për të gjithë. Kjo padyshim se kontribuon në barazinë sociale në vend. Ne besojmë që në këtë formë nxisim për interesim për studime të larta, duke përmirësuar kësisoj nivelin e përgjithshëm arsimor të popullsisë dhe duke kontribuar në zhvillimin e kapitalit njerëzor që është parakusht për zhvillim ekonomik e për progres shoqëror”, tha Albin Kurti.

Albin Kurti bëri me dije se nga ky vendim përfitojnë të gjitha kategoritë e shoqërisë, akoma edhe studentët nga vendet tjera në veçanti ato të rajonit, të cilët trajtohen në mënyrë të barabartë si studentët vendas.

Ministrja Nagavci tha se përmes këtij vendimi synojnë të shmangin diskriminimin për shkak të pabarazisë sociale, por edhe sigurohet ruajtja e cilësisë në arsimin e lartë.

“Në këtë mënyrë ne po shmangim diskriminimin për shkak të pabarazisë sociale, por edhe po sigurohemi për ruajtjen e cilësisë në arsimin e lartë. Pra, po e përmbushim premtimin tonë për arsim publik falas, mbështetur në parimin e solidaritetit shoqëror dhe duke ofruar qasje të barabartë me vëmendje edhe të arsimi cilësor meqë studentët do të nxiten t’i kryejnë me kohë obligimet e tyre në mënyrë që të mos shpenzojnë kot për përsëritje të panevojshme të semestrave”, u shpreh ministrja Nagavci.

Ministrja Nagavci shtoi gjithashtu se edhe për studentët e doktoratës do të ketë lehtësira.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026