Kryeministri Rama premton “Korridorin Blu” edhe pa ndihmën e BE-së
Ndërtimi i “Korridorit Blu” është një premtim i pashkruar në programin qeverisës. Por, kryeministri Edi Rama është zotuar ta bëjë edhe nëse Bashkimi Evropian nuk do ta financojë.
“Në harkun e pesë viteve do të kemi një autostradë të realizuar me standarde evropiane nga Murriqani në Fier, duke kaluar përmes Milotit, Thumanës, Kasharit dhe Rrogozhinës. Kemi pritur më gjatë seç duhet të prisnim”, u shpreh Rama.
Kjo vepër vjen si përpjekje e radhës e qeverisë, pas dështimit të tenderit të segmentit Milot-Fier në vitin 2020, njëkohësisht edhe si investimi i vetëm i ri rrugor.
Në program, rrugët e para që do të përfundojnë të plota janë Rruga e Arbrit dhe Kardhiq Delvinë. Puna për këtë të fundit duket se do të shpejtohet, pasi në dokumentin e buxhetit rruga dorëzohet në vitin 2023.
Madje, këto dy vite, do të jenë kantiere të hapura edhe për rrugët e tjera të nisura ndër vite.
Për transportin, qeveria angazhohet të zgjerojë rrjetin edhe me dy aeroporte të tjerë në Vlorë e Sarandë dhe me hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës.
Në dokument përmendet edhe transformimi i Portit të Durrësit, si një prej investimeve më të kushtueshme, puna për të cilin do të nisë në janar të vitit 2022.

Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 08:12 Zgjerimi dhe Plani i Rritjes, liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Tivat. I pranishëm edhe Rama
- 07:57 Mes tensioneve në rritje, SHBA-të sanksionojnë presidentin kubanez dhe anëtarët e familjes së tij
- 07:51 Trump: Jam i gatshëm të takohem me udhëheqësin e Iranit nëse arrijnë një marrëveshje
- 07:43 Pas gati 7 vitesh, Xi Jinping viziton Korenë e Veriut me ftesë të Kim Jong Un
- 07:37 Zelensky i dërgon letër Putinit, i kërkon takim ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës
- 07:26 Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën