Pesë humbje jete në Shqipëri nga COVID-19
Pesë persona të sëmurë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa 849 të tjerë rezultuan të infektuar ndër 4,769 teste të kryera.
Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 59-89 vjeç nga Tirana, Lezha, Laçi dhe Durrësi. Totali i viktimave tashmë ka shkuar në 2,574 persona që prej marsit të vitit 2020.
Pozitiviteti i testeve në 24 orët e fundit ka shkuar në 17.8% (849 të infektuar ndër 4,769 të testuar), ndërsa në spitalet e specializuara për trajtimin e COVID-19 numri i të shtruarve ka shkuar në 216, prej të cilëve 25 janë në gjendje të rëndë.
Prej mesit të muajit gusht Shqipëria po vuan një valë në rritje të rasteve me COVID-19. Nga 2,800 që ishte numri i rasteve aktive më 15 gusht, tashmë shifrat kanë shkuar në rreth 12,800.
Tirana (5,469 raste aktive), Shkodra (1,323) dhe Fieri (1,174) janë qarqet me më shumë të infektuar.
Euronews Albania sjell më poshtë në formë grafike ecurinë e pandemisë krahasuar me vitin e shkuar:
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës