Vaksinim për fëmijët? Alban Ylli: E rekomandojmë, janë rezervuar i madh i qarkullimit të virusit në popullatë
Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli, u shpreh për Euronews Albania se në studimin e Akademisë së Shkencave është rekomanduar vaksinimi me një dozë i fëmijëve, pasi ata janë cilësuar një “rezervuar shumë i madh i qarkullimit të virusit në popullatë”.
Sipas z. Ylli fëmijët apo edhe grup-moshat e reja transmetojnë virusin dhe ky rekomandim erdhi edhe për shkak të fillimit të procesit mësimor.
“Popullatat e reja janë dukshëm më pak të vaksinuara. Lidhur me teorinë e imunitetit të tufës, e cila është e diskutuar sot në botë në lidhje me COVID, nëse vjet mendonim se 70% e popullatës mund të frenojë pandeminë dhe të shndërrohej në endemi lokale, kjo na bën të mendojmë se popullata të tilla si të rinjtë dhe fëmijët ngelen një rezervuar shumë i madh i qarkullimit të virusit në popullatë”, u shpreh ai.
Imuniteti i tufës për variantin Alfa arrihej kur së paku 70% e popullsisë kishte antitrupa, por në rastin e Deltas, mjekët rekomanduan se kërkohet rreth 90%.
Sa i përket rekomandimit me një dozë për fëmijët, eksperti i Shëndetësisë tha se fëmijët kanë një sistem imunitar më të mirë dhe injektimi vetëm njëherë është i mjaftueshëm.
Z.Ylli sqaroi edhe gjetjen tjetër në studim, atë me 73% të imunitetit të popullatës, ku tha se tek të gjithë këta persona, gjejmë anti-trupa kundër covid, pra ose janë vaksinuar, ose ekspozuar ndaj COVID.
Ai shtoi se nuk jemi në një fazë përmbyllëse të pandemisë dhe kemi shumë punë për të bërë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut