Mjeku Ylli: Mund të shtohen kategoritë për vaksinim të detyruar nëse do jemi në kushte risku
Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Alban Ylli tha për Euronews Albania se nuk është çudi që në të ardhmen në Shqipëri të shtohen kategoritë për t’u vaksinuar me detyrim.
“Nuk ka diskutime zyrtare mbi shtimin e grupeve të tjera, por po ndjekim me vëmendje se çfarë po ndodh në vendet perëndimore. Atje po shtyhen dhe po zgjaten masat e mandatimit të rregullimit për vaksinimin e grupeve të veçanta dhe po bëjnë përpjeke për t’a zgjeruar në grupe të tjera. Nuk do të ishte çudi që edhe Shqipëri të shtohej për diskutim ky në kushtet e nivelit të riskut”, tha mjeku.
Ai nënvizoi se faktori kryesor i shkaktimit të imunitetit me 73% në popullatën shqiptare është vaksina.
“Ne tashmë i dimë më qartë, përmasat reale të popullatës krejtësisht të pambrojtur shumë të rrezikuar në Shqipëri dhe për arsye nënvizojmë me forcë rekomandimin që duhet të vijojë me intensitet vaksinimi i popullatës shqiptare”, u shpreh ai.
“Brenda vjeshtës duhet të përpiqemi që të realizojmë edhe 500 mijë vaksinime të tjera”, shtoi mjeku.
Sa i përket dozës së tretë të vaksinës, mjeku rekomandoi që në Shqipëri do të jetë e nevojshme një dozë e tretë.
“Në fund të shtatorit ose fillim të tetorit të merrej në konsideratë një rekomandim i tillë për grup-mosha të caktuara”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë