‘Afatet’ për Vetingun, Bushati: Kushtetuta nuk mund të arnohet sa herë do politika
Minsitri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar zgjatjen e afateve të vetingut, gjë që ka shkaktuar debat pasi për të realizuar këtë propozim mazhorancës i duhen votat e opozitës për të ndërhyrë në Kushtetutë.
Analisti Andi Bushati tha në emisionin “Shock” se nuk mund të ketë ndërhyrje në Kushtetutë sa herë që diçka politike del përtej afateve apo nuk shkon mirë.
Sipas Andi Bushatit, duhet bërë një bilanc i veprimeve që çojnë në ndërhyrje në Kushtetutë.
“Nuk mund të gabojmë, të dështojmë dhe të arnojmë Kushtetutën sepse kemi gabuar dhe dështuar. Nuk mundet të vazhdojmë të ngulim gishtat në sy, pa bërë bilancin se çfarë kemi bërë deri tani”, u shpreh Andi Bushati.
Për analistin, reforma në drejtësi është e dështuar dhe e parëndësishme.
“Kemi 5 vite dhe nuk kemi ende Gjykatë Kushtetuese të plotësohet. A gjykohet ndonjë dosje në Gjykatë të Lartë? A kemi Gjykatë të Lartë?”, shtroi pyetjet Andi Bushati.
Vetë ndërhyrja në Kushtetutë vë në pikëpyetje reformën në drejtësi, sipas analsitit.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës