Bllokimi i shqiptarëve në kufi, Meta apel qeverisë: Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar për situatën e krijuar në pikat kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës, ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë mbetur në tokën neutrale pasi u refuzohet hyrja në Shqipëri për shkak të masave që ka ndërmarrë qeveria për të frenuar përhapjen e COVID-19.
Me një shënim në rrjetin e tij social “Facebook”, kreu i shtetit shqiptar shprehet se kjo situatë problematike duhet të marrë zgjidhje në përputhje me rregullat e emergjencës duke respektuar edhe detyrimet kushtetuese.
“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës. Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme. U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë”, shkruan Meta.
Më tej, Presidenti Ilir Meta fton qytetarët dhe autoritetet shtetërore të bashkëpunojnë ngushtësisht mes tyre për të kaluar këtë situatë të vështirë, e cila ka shkaktuar kaos dhe frikë të madhe në të gjithë botën.
“ Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës”, shton Meta. Thirrje për të zgjidhur këtë situatë ka pasur edhe nga radhët e opozitës. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka apeluar ndaj qeverisë që të lejojë shqiptarë të kthehen në atdhe.
Lexoni gjithashtu:
Autoritetet shqiptare i kërkojnë të kthehen pas emigrantëve të mbetur në pikën kufitare të Kakavijës
Shqiptarët e bllokuar në kufi me Greqinë, reagojnë Meta, Rama dhe Basha
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq