Paketat ekonomike kundër COVID-19, si po përballet Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Pandemia globale e COVID-19 po shkakton pasoja të mëdha për jetën e qytetarëve. Krahas vdekjeve të shumta dhe rritjes së numrit të të infektuarve, shtetet po përballen edhe me kosto ekonomike. Euronews Albania sjell më poshtë masat që kanë ndërmarrë Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të tejkaluar këtë situatë të vështirë.
Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se paketa e mbështetjes ekonomike e hartuar nga qeveria është në nivelin e ndihmës ekonomike të vendeve të tjera dhe kap vlerën e 2.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose përkthyer në shifra, rreth 300 milionë euro. Shefi i ekzekutivit ka theksuar se qeveria shqiptare ka ndjekur praktikat e vendeve të tjera.
“Kemi parë të gjitha praktikat, kemi ndjekur draftet e paketave, flas për një numër të madh vendeve në rajon, Europë, SHBA”, tha Rama.
Ndërkohë edhe Qeveritë e Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë bërë planin e masave si dhe ndarjen e buxhetit përkatës për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë, të goditur prej disa javësh nga coronavirusi.
Siç është bërë me dije, qeveria kosovare ka planifikuar një shumë prej 200 milionë eurosh, si paketë ndihme për biznesin dhe njerëzit në nevojë. Edhe Maqedonia e Veriut, ka akorduar 600 milionë euro nga buxheti i shtetit në këto ditë të vështira.
Të tre vendet janë prekur nga virusi vdekjeprurës, ndërsa janë shënuar edhe vdekjet e para. Kështu, qindra milionë euro janë në dispozicion për këto vende, si një mënyrë për të lehtësuar barrën e rëndë të këtij virusi, që ka ‘paralizuar’ globin.
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Sekuestrohet vila në Dhërm, SPAK njoftim për Ballukun
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat